Tërmeti 5.3 ballë në Greqi, banorët kaluan natën jashtë

AKTUALITET


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e së cilës u ndjenë edhe në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorinë, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 14.1 km. Banorët janë tronditur së tepërmi nga tronditjet e forta, që sipas tyre zgjatën për sekonda të tëra.

Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre.

Mediat greke kanë publikuar edhe momentet teksa lëkundjet nisin të ndihen, ndërsa janë dokumentuar edhe dëmet. Në foto shihen makina të dëmtuara dhe mure të rrënuara.



Skip to toolbar