Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i bëri apel efektivëve të policisë që të mos tregohen arrogant me qytetarët, por human në zbatimin e detyrës së tyre.
Këtë thirrje Nano, e bëri gjatë ceremonisë së mbajtur për 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.
Mes të tjerash ai tha se pritshmëritë e qytetarëve janë të larta dhe ndaj ata duhet ta bëjnë sa më mirë detyrën në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke u treguar social me qytetarët dhe të ashpër me shkelësit e ligjit.