“Libri i torturuesve”, Zelenski: Do të dokumentohen krimet e luftës nga rusët

BOTA


Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se në vend do të lançohet një sistem i quajtur, “Libri i torturuesve”.

Sipas tij, në këtë sistem do të dokumentohen krimet e luftës të kryera në Ukrainë ku përgjegjës janë kriminelët e ushtrisë ruse, shkruan CNN.


“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme kundër ukrainasve. Krijimi i këtij sistemi është duke u zhvilluar prej disa kohësh”, u shpreh ai.

Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vijon që prej 24 shkurtit. Deri më tani, ushtria kanë përqëndruar forcat e tyre në lindje të Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse pretendon se ushtria ruse tanimë kontrollon 97% të rajonit të Luhanskut.




Skip to toolbar