Berisha “non grata” dhe nga Britania, Meta e Monika “shkrihen” me socialistët

Më të fundit


Jubileu i Platintë i madhërisë së saj Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elisabet II është festuar edhe në Tiranë, në një pritje të posaçme të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në kryeqytetin shqiptar. E gjithë elita politike e Tiranës ishte e ftuar në nderimin e 70 viteve mbretërim të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë, ndërkohë që mungonte vetëm ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili edhe pse e konsideron veten kryetar të Partisë Demokratike mesazhet e mos pranimit po i merr nga e gjithë bota perëndimore.

Të pranishëm ishin presidenti Ilir Meta, ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha (një prej daljeve të rralla që pas dorëheqjes së tij) dhe drejtuesi i grupit parlamentar Alibeaj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryetari i grupit të PS Taulant Balla, thuajse e gjithë qeveria, gazetarë, deputetë, diplomatë etj, ndërkohë që nga Komisioni i Rithemelimit shikohet të jetë i ftuar vetëm Ivi Kaso. 


Ndërkohë që kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm sepse ndodhet në Ohër të samiti i ‘Ballkanit të Hapur’, teksa ‘në këmbë të tij’ ka qenë i pranishëm i biri Greg Rama. I ftuar ka qenë edhe presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka pasur një shtrëngim duarsh me presidentin aktual Meta.

Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj duken të kenë një bisedë ‘kokë më kokë’ me Yuri ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.

Nën tingujt e muzikës britanike, duke lënë pas përplasjet politike ka pasur edhe takime të përzemërta mes politikanëve. Një përshëndetje mes Kryemadhi dhe Ballës, një përqafim i Veliajt dhe Spiropalit ishin disa nga momentet e ngrohta.

Ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga Report Tv pati edhe një ‘batutë jo diplomatike’ nga Ilir Meta, i cili në tentativë për të thumbuar zv. kryeministrin Arben Ahmetaj bën sikur ia prezanton atë ambasadorit britanik me pseudonimin ‘tigri’.

Por ajo që vihet re tashmë është izolimi total i Berishës, i cili edhe pse pretendon se është kryetar i PD, Perëndimi nuk e njeh dhe e injoron plotësisht.




Skip to toolbar