Takimi me tre ish-presidentët, zbulohet mesazhi i Begajt: Të kuvendojmë vëllazërisht për vendin

Më të fundit


Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me paraardhësit e tij në detyrë. Mësohet se Begaj u takua në Pallatin e Brigadave me ish – Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani.

Fjala e Begajt në takimin me Moisiun, Topin e Meidanin:

Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.



Skip to toolbar