Erion Veliaj ndryshon burg/ Kryebashkiaku transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

AKTUALITET


Drejtoria e burgjeve ndryshon IEVP për kryebashkiakun Erion Veliaj

ABC News mëson se Veliaj është transferuar këtë të mërkurë nga burgu i Durrësit në IEVP Fier. Lëvizja mësohet se nuk është bërë me kërkesë të Veliajt.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes një skeme që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për stilin e jetesës dhe blerje luksoze në internet.



Skip to toolbar