Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner nga Korça dha disa komente për nismën Ballkani i Hapur, integrimin e Shqipërisë në BE dhe zgjedhjet e brendshme brenda PD-së.
Steiner u shpreh se Ballkani i Hapur është një iniciativë rajonale duke theksuar se është e rëndësishme që të respektohen standardet e BE-së. Ndërsa sa i takon njohjes së Sali Berishës si kryetar të PD-së, Steiner nënvizoi faktin që “fjalën e fundit” e jep Gjykata e Apelit.
Pyetje: Zoti ambasador, Rama thotë që nuk do jemi gati për dasmë. Me këtë deklaratë do të thotë se ka hequr dorë nga kërkesa për të qenë në BE apo kërkon një Europe të vogël me Open Balkan?
“Përsa i përket çështjeve të BE, shpresojmë që negociatat do të hapen shumë shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë besoj që është edhe shumë e rëndësishme që punojmë së bashku me iniciativa konkrete, jemi në favor që kemi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që të jenë vende antare të BE, do të përpiqemi aq sa mundemi. Shpresojmë që mund të kemi negociatat.
Pyetje: Një koment për Ballkanin e hapur?
Ballkani i hapur është një iniciativë rajonale, në parim iniciativat rajonale janë të mira por është e rëndësishme që standardet e BE të respektohen.
Pyetje: Konkretisht, ju e mbështesni?
Siç thashë, për ne standardet janë të rëndësishme dhe iniciativat rajonale duhet të mos bien ndesh me parimet e BE.
Pyetje: Partia Demokratike është e përçarë, keni një koment?
Ne ndjekim zhvillimet, është politike e brendshme në Shqipëri, si diplomat nuk e komentoj. Duhet të shikojmë si do jetë vendimi i gjykatës, atëherë për ne është e rëndësishme është që të kemi një opozitë të fortë.
Pyetje: Ambasador, kur thoni për vendimin e gjykatës, keni parasysh dhe marrëdhëniet me Berishën?
Do të shikojmë si do jetë vendimi
Pyetje: Në rast se fiton Berisha, do keni marrëdhënie me të?
Do ta shikojmë, presim vendimin e gjykatës.
Pyetje: Herën e fundit kur ishit në Korçë thate se një vend pa opozite te forte, edhe vend i vdekur. Kemi një president në ikje i cili është gati në korrik të kthehet formalisht në opozitar, a e komentoni këtë?
“Roli i presidentit është funksion shumë i lartë. Nuk e di, duhet të presim”, përfundoi Steiner.