Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot në Facebook disa pasazhe nga dosja hetimore italiane ku përmendej dhe djali biologjik i ministrit Bledi Çuçi si person i proceduar në shtetin italian.
Por Hashtag.al pasi ka siguruar të plotë dosjen hetimore dhe operative të autoriteteve italiane, ka zbuluar se prokurorët italianë në fund të procesit të interceptimeve dhe hetimit shkruajnë se shtetasi Endi Çuçi përjashtohet nga çdo lloj bare pasi nuk rezulton i implikuar nga asnjë prej veprave që dyshohej gjatë interceptimeve.Në konkluzionet e hetimit prokurorët italianë shkruajnë : “në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZAKALINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”.
