Kryeministri britanik, Boris Johnson iu nënshtrua një operacioni të vogël këtë të hënë.
Zëvendëskryeministri Dominic Raab do të marrë çdo “vendim të rëndësishëm” që kërkohet të merret përpara se kryeministri të kthehet në punë të martën, sipas Sky News.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se Johnson shkoi në një spital në Londër rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës për një procedurë rutinë, në NHS, në lidhje me sinuset e tij.
Ai u kthye në Doëning Street pak pas orës 10 të mëngjesit, shtoi zëdhënësi.
Raab “ishte në dijeni të kësaj paraprakisht” dhe Sekretari i Kabinetit Simon Case.
Operacioni për sinuset e Johnson nuk u kuptua nëse kishte lidhje me sëmundjen e COVID që kaloi në vitin 2020.
Raab ka qëndruar në postin e kryeministrit në atë kohë kur Johnson ishte në kujdesin intensiv në kulmin e pandemisë. Ai pritet të udhëtojë në takimin e krerëve të qeverive të Commonwealth, i cili po zhvillohet në Ruandë këtë javë.