Vrau nipin me çifte/ Policia jep detaje për ngjarjen në Shkodër: Ndodhi aksidentalisht

AKTUALITET


Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 10-vjeçar humbi jetën. Policia jep njoftimin zyrtar. 68-vjecari u plagos edhe vetë.

Njoftimi:

Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezilit për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar