Çupi: Fshehja e spiunit Ilir Meta për 30 vite, si arratisja e nazistëve nga Gjermania

Më të fundit


I pari, domethënë ‘Nazisti i fshehur 1’ (The Hidden Nazi), i përket tre viteve më parë, nga 2012 në 2019; madje as ka lidhje me vendit tonë. Shqipëria nuk u përmend si një vend ku u fshehën nazistë të mundur në vitin 1945.

Por këtu, në vendin tonë dhe në Lindje, u fsheh një specie tjetër ‘Nazi’ që vinte pas Gjermanisë Naziste. Në studimet mbi Stasin, Sigurimin në Gjermaninë Lindore pas Lufte,  është zbuluar se njerëzit e Stasit kanë përdorur të njëjtat metoda me Nazizmin. Ne në vendin tonë kemi pasur plot bashkëpunëtorë të tillë të Sigurimit të Shtetit.


Por a mund të thuash se të gjithë ishin nazistë?… Po spiuni më i fundit, i kapur në krye të shtetit shqiptar, Ilir Meta, a mund të konsiderohet ‘Nazi’? Duket si fjalë e rëndë tani pas gati një shekull. Por fshehja, fshehja për 30 vjet, e përqafon ngushtë me zakonin e Nazistëve të ikur nga Gjermania. Ata u strehuan në Argjentinë, në Kili…, ndërsa më e keqja, Meta u strehua në institucionet e larta të shtetit

Po të mos ishte strukur prapa posteve shtetërore, domethënë pas besimit të dhënë nga publiku, zor se mund të bëje lidhje me një ‘Nazist të fshehur’. Ditët e fundit, siç po shkruajnë mediat, Ilir Meta po shtrydh viktimën e tij, Filip Talo; atëherë kjo duket qartazi metodë Naziste. E thërret viktimën, e josh, e kërcënon, i premton, i kërkon të thotë se ‘ishte një Ilir tjetër’, i ofron pasuri e privilegje, i kishte dhënë zyra me shumë përfitime nga zyrat e shtetit, etj. Këtë e dëshmojnë përditë sa media, aq edhe dokumentacioni shtetëror.

Por kjo është vërtet naziskine. Naziskline është edhe akti i rëndë i fshehjes për 30 vjet mes viktimave dhe me thërritje për ‘Liri’; një spiun i Sigurimit të Shtetit në krye të Qeverisë, në krye të Parlamentit dhe si President i vendit. Kështu i bie që të jetë edhe shtet, edhe spiun… E kjo nuk mban më, barrë e rëndë për njeriun!.

Personazhi i Dean Reuter, në librin ‘The Hidden Nazi’ (Nazisti iu fshehur), të paktën deri në krye të shtetit nuk u ngjit, mundi të fshihej vetëm 10 vjet dhe të nxjerrë bukën e vet me djersë. Ai ishte një Nazist i egër, Hans Kammler, autori kryesor i Holokaustit. Sot e kësaj dite kudo nëpër botë, ku zbulohet një ish- Nazist, edhe në moshën mbi 100 vjeç, merret menjëherë dhe vihet para Drejtësisë.

Cilat janë lidhjet e Stasit me Nazizmin?

Pyetjen e bëj për arsye që Ilir Meta të mos thotë se ‘si ra ky krahasim, nga qielli?! mes tij si i Sigurimit dhe Nazizmit. Jo, mes tyre ka lidhje, lidhje që janë zbuluar nga ‘laboratorët’ e metodave të Stasit. Njerëzit e prekur nga Sigurimi i Shtetit ndodhen akoma nën trauma të rënda. Gjermania organizon grupe terapie në çdo dy javë për viktimat me trauma ku përfshihet çrregullimi i stresit post traumatik, ankthi dhe depresioni. Stasi kishte për qëllim krijimin e një qenieje tjetër, të re, të përsosur komuniste. Iliri, më i fundit, hyri në sallën e studentëve me presidentin komunist, dhjetor 1990, me qëllimin për të ruajtur statusin e ‘njeriut të ri’. Shteti autoritar, përmes Sigurimit, ia arriti kufizimit të lirive. Sigurimi goditi besimin mes njerëzve, mes familjes, mes individit dhe ligjit. Shikojeni, këtu në këtë pikë jemi.

Spiuni i Sigurimit fshihet tre dekada në krye të shtetit, nuk është faji ynë.

Kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri, askund tjetër. As SS Hans Kammler, një arkitekt i Nazizmit, nuk arriti të qëndrojë në krye të viktimave të tij pas rënies së Hitlerit. Për vite u fsheh dhe supozohej se vdiq nga vetëvrasja ose u vra menjëherë pas çlirimit në prill 1945. 30 vjet e mbajnë spiunin në krye të shtetit vetëm forcat e Këqija.

Spiunët e Sigurimit të Shtetit komunist në vendin tonë u fshehën në shtetin ‘demokratik’, bash aty ku njerëzit kishin vendosur zemrën se ‘ këtu nuk ka djaj’. Dëshpërim i madh, bash aty u mblodhën djajtë. Presidenti post- komunist mori guximin e paparë që të vazhdojë dhunimin e viktimave të diktaturës pikërisht me mjetet e vjetra të diktaturës. Ilir Meta ishte një mjet i vogël, sa një sfurk, atëherë në komunizëm, por në demokraci mori frenat e vendit. Pushteti i ri demokratik u ndërtua me spiunët dhe xhahilët e diktaturës.

Parulla Naziste “ të gjithë bashkëfajtorë…”

Presidenti i besuar si antikomunist, ia doli të mashtrojë viktimat se ‘ unë xhelati jam si ju, e ju si unë’. Ai kishte qenë funksionar i lartë i Partisë Komuniste, aid në Bllokun komunist me Hysni Kapon dhe Enver Hoxhën, por viktimat e besuan sikur ‘ kishte vuajtur në burgun e Spaçit bashkë me At Zef Pllumin”  dhe me të gjithë. Krim i tipit nazist. Fshehja më spektakolare në botë.

Si ia doli Berisha?

Nga njëra anë mbështetja nga mjetet e diktaturës dhe në anën tjetër Qendrat e Spiunazhit të huaj. Në të dyja, si në Sigurimin e Shtetit edhe në UDB, dëshmitë e nxjerrin se Berisha shërbeu me zell. Në të dy anët kishte interes që të rrënonte vendin, gjë që ndodhi. Ilir Metën e përdori si spiun i vogël, por që pastaj nuk e hodhi dot kurrë, i dha shtetin në duar.

Pse spiunët i bëjnë presion Amerikës?

Të gjithë funksionarët e Nazizmit, si ata që kaluan nëpër Nuremberg, edhe të tjerët që nuk u kapën, u strehuan në vende rrotull Amerikës, ose edhe në Amerikë; dhe gjetën hapësira për presion.

“Holokausti nuk do të ishte aq “efikas” po të mos ishte për Kammler,” tha Dean Reuter, autor i librit “Nazisti i fshehur”. As komunizmi nuk do të ishte aq i frikshëm nëse nuk do të ishin këta ‘ antikomunistë’ , të Fshehurit- 2.

Vetë Kammler, SS, gjeti mënyrën për t’ i hyrë nën sqetulla Amerikës.

Ai e nisi karrierën e nazistit me modesti- shkruan Reuter. Siç bie fjala, mjek në Bllok.

Por më vonë u bë mjeshtër i armëve sekrete në Gjermani, dhe në post- Nazizëm, me këtë iu imponua Amerikës. Për ‘rehabilitimin”, Kammler u dha forcave amerikane atë që dëshironin dhe u lejua të ikte nga ‘ rruga e miut’ si një kriminel nazist.

Po Berisha dhe Meta si i imponohen Amerikës?

Fillimisht me bllokimin e Reformës në Drejtësi, që nga viti 2016 e deri sot. Dështim!. Para kësaj u imponuan me ‘lobing’ që do të thotë dëshmi pasurie të paligjshme. Dështim tjetër!. Pastaj me kërcënim. Meta iu tha amerikanëve se ‘iu kap për veshi”, pastaj i akuzoi se ‘po më vrisni si Allende’, pastaj mori anën e Rusisë që ‘ka më shumë raketa se Amerika’. Berisha sulmoi ambasadoren dhe qeverinë amerikane.

Çfarë kërkonin, vallë të mundin Amerikën? Jo, këtë e dinë se nuk bëhet. Por kërkonin atë që kërkoi nazisti i frikshëm SS Hans Kammler: Të hyjnë në bisedime me Amerikën, të kthehen në faktor dhe të rikthejnë ‘ Nazizmin’.




Skip to toolbar