Po fliste në një seminar, sulmohet me thikë autori i “Vargje Satanike” Salman Rushdie 

BOTA


Autori i “Vargje Satanike”, Salman Rushdie, i cili ka vuajtur prej vitesh nga kërcënimet me vdekje është sulmuar në skenë në New York.

Fituesi i çmimit ‘Booker’ po fliste në një seminar të Institutit Chautauqua.

Dëshmitarët thonë se ata panë një burrë që vraponte në skenë teksa godiste me thikë autorin. Një videoe postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas incidentit.

Sulmuesi mësohet se është ndalur në vendngjarje. Aktualisht nuk dihet gjendja e Salman Rushdie.



Skip to toolbar