Ëndrra e madhe e anglezëve, Pep Guardiola në stolin e “Tre Luanëve”

Më të fundit


Në Angli janë të bindur, ka vetëm një emër për të pasuar Gareth Southgate në stolin e “Tre Luanëve”. Pas “Euro2024”, drejtuesit e Federatës Angleze po punojnë për të gjetur një trajner të ri, për këtë arsye zgjodhën të vijonin me një emër provizor deri në gjetjen e teknikut ideal.

Sipas Sky Sports, emrat e Potter, Jurgen Klopp apo Thomas Tuchel kanë rënë me radhë pasi emri i vetëm që bind Federatën Angleze është Pep Guardiola. Tekniku spanjoll ka një kontratë me Man.City deri më 30 qershor 2025, deri në këtë pikë nuk ka asnjë të dhënë se Guardiola do të rinovojë kontratën aktuale me “qytetarët”. Në fund të këtij sezoni, Guardiola pritet të jetë një trajner i lirë, me drejtuesit e futbollit anglez që do të përpiqen këtë periudhë për të bindur teknikun spanjoll.

Ideja e drejtuesve të Federatës është e qartë, kërkojnë t’i besojnë stolin Guariolës për t’i udhëhequr në Botërorin e 2026, ku si gjithnjë synojnë të rikthejnë kupën në shtëpi. Stoli i Anglisë është ideali për Guardiola për t’i dhënë karrierës së tij një tjetër drejtim, për herë të parë, nëse pranon këtë ofertë, do të ulej në stolin e një ekipi përfaqësues.



Skip to toolbar