Rama 50 minuta fjalim, Meta takim kokë më kokë me Kokëdhimën

AKTUALITET


E ndërsa kryeministri Edi Rama analizoi për 50 minuta vendimin e Metës për çdekretimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti nga ana e tij bëri lëvizjen e radhës duke ftuar në një takim kokë më kokë Koço Kokëdhimën, dikur deputet i PS-së dhe njeri i afër të Ramës.

Aktualisht Kokëdhima është kryetar i partisë Zgjidhja dhe është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Takimi me Metën po zhvillohet në kuadër të konsultimeve për datën e re të zgjedhjeve. Gjatë ditës së sotme Meta do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të partive të tjera.



Skip to toolbar