Rama: Meta ndoti Kushtetutën, nuk duhet të rrijë në atë karrige

AKTUALITET


Kryeministri Rama në fjalën e tij në Kuvend iu përgjigj të gjithë kritikëve që e akuzojnë se ishte ai që e zgjodhi Metën President. Rama tha se para dy vjetësh nuk e kishte menduar kurrë se Ilir Meta do bënte veprime të tillë që çorodisin Kushtetutën dhe që vënë në jetë një plan të orkestruar nga Berisha.

“Unë e kam votuar Metën si president, gjithkush në këtë sallë që njësoj si unë këtu, ka bërë të njëjtën gjë, shumëkush me ka kritikuar në rrjetin tim social, vazhdimisht më zhdëpin me kritika për zgjedhjen e tij, jo pak më kanë mallkuar dhe për çdo paudhësi të Metës më janë përveshur mua.


 Po të ecim mbrapsht në kohë do bëja prapë të njëjtën gjë, për shumë arsye. Ilir Meta u bë president me votat e tij. Dhe votat tona mund ta pengonin por nuk mjaftonin për të zgjedhur një president. A e kam imagjinuar unë kur u zgjodh se iliri do e kthente humbjen karakteristike dhe ciklite të kontrollit si një mjet sistematik për të çoroditur sistemin kushtetues me një plan çoroditës të orkestruar nga Saliu? Jo ketë jo nuk e kisha imagjinuar. Ka kaluar për tej çdo imagjinate. Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojnë zyrën e presidentit”, tha Rama të enjten në Kuvend.

Në fjalën e mbajtur të enjten në Kuvend Rama kujtoi se Bujar Nishani asnjëherë nuk e kishte përdorur firmën e presidentit për PD-në, ndërkohë që Ilir Meta me këtë vendim është vënë në dispozicion të opozitës.

“Bujar Nishani nuk e përdorte Kushtetutën për interesa të partisë, pavarësisht se i shkonte pas avazit. Ai asnjëherë nuk e vuri Kushtetutën pas partisë. U desh të bëhej president Ilir Meta që të kujtojmë për mirë sot Bujar Nishanin, presidentin më partiak dhe më mediokër. Madje u desh të bëhej Ilir Meta president që libri i historisë të pasurohej me nocionin e çdekretimit. Dhe në faqet e veta të përfshinte dhe aktin e çfirmosjes. U desh të bëhej president Ilir Meta që historia e filozofisë botërore të përballej me një koncept befasues për njerëzimin. Gjithë filozofët grek, janë rrotulluar në varret e tyre kur kanë ardh fjalë për këtë kategori të re të konsensusit”, tha Rama.

Ai u shpreh i bindur se në Shqipëria nuk do të kenë një ’97 tjetër, ndërsa theksoi se PS nuk heq dorë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

“97 tjetër? Përse? Çfarë ka ndodhur që të kthehemi në të kaluarën. Cilat skema piramidale pa bien dhe gjaku i kujt po digjen që të digjet Shqipërinë sërish si në ’97. Në cilën depo amartimesh NATO do hapë dyert për të armatosur shqiptarët kundër njëri tjetrit. Cili është halli që nxjerr në sheshe bashkitë blu që nxjerr të rinj me maska që vijnë të ngarkuar dhe urinojnë në derën e kryeministrisë. Dua të bëj sa më të qartë se ne nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori. E pranojmë si të keqen me të vogël zgjedhjen e atyre që na lënë me 1 kandidat në këtë bashki

Duke shkuar në zgjedhje me këtë dhimbje koke nga arratisja e opozitës ne nuk garantojmë dot larminë e plotë të zgjedhjeve. Produkti i zgjedhjeve do jetë një hartë elektorale pothuasje 100% e purpurt nëse nuk do ketë ndonjë surprizë tek e tuk. Por kjo nuk ndodh se nuk na pëlqen neve të mos ketë garë në çdo bashki, dhe as se ka ndonjë plan totalitarist. Nuk është plani ynë ky, ky është plani i tyre. Ne duhet ta pranojmë realiteti si është për të mos rënë në kurthin dritëshkurtësisë nga meraku se qëndrimi në proces na bën bashkëfajtorë për shkak të zgjedhjes njëngjyrëshe! Jo aspak”, tha Rama.

Me dekretin e çdekritmit të datës së zgjedhjeve, Ilir Meta “lëshoi një re nga pantallonat“, u shpreh Edi Rama ndër të tjara gjatë fjalës së tij në parlament. Sipas Kryeministrit, kriza politike që ka kapur vendin, e shtuar tashmë edhe nga shfuqizimi i datës së zgjedhjeve, dëmton vendin, ekonominë, investimet dhe turizmin.

“Për të gjithë ata që duan një situatë sa të qartë aq dhe konfuze, sa të kuptueshme  aq dhe absurde. Çfarë interesi vetjak kam unë, që të jem kaq i patundur,  nga bindja që nuk është koha për kompromis, por është koha për fushatë për zgjedhje. Qeveria ka një mijë e një probleme për të adresuar, ekonomia goditet nga ky tension, turizmi dëmtohet. Qetësimi i situatës duke shfrytëzuar edhe skandalin e dekretimit të zgjedhjeve, duket dicka më e lehtë”.

“Një dhimbje jo e vogël koke, në kushte jo normale, drejt përpara në rrugën e 30 qershorit, kur s`ka asnjë lloj interesi të ngushtë pragmatist, kthehet në pengesë për qetësimin e kësaj situate dhe asnjë pengesë në rrugën e qeverisjes sikur edhe zgjedhjet të shtyheshin në pafundësi. Po të isha i shqetësuar për karrigen time dhe për qeverinë do isha më i lumtur, që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve”.

“Ja lija fajin Ilirit për ndërprerjen brutale të fushatës, duke i thënë jazëk të qoftë zoti president. U zhduk data e zgjedhjeve nga horizonit dhe dilja si një burrë i urtë dhe i pafajshëm. Shpëtoja dhe unë bashkë me Partinë Socialiste nga zgjedhje të tjera më vonshme. Me ëktë budallallëk na jepet mundësia të thoshim nesër se nuk duam zgjedhje”, tha Rama.




Skip to toolbar