Njëqind vota për “fletërrufe” ndaj Metës, por s’kërkohet komision hetimor. Ralfi ikën nga votimi

Më të fundit


Mazhoranca ka kaluar me sukses provën e 94 votave, pasi Kuvendi i Shqipërisë ka votuar rezolutën kundër Presidentit të Republikës Ilir Meta me 100 vota pro, pra 6 më tepër, si një hap drejt vendimit të mazhorancës për shkarkuar kreun e shtetit. Ky vendim i artikuluar qartë nga mazhoranca erdhi pas dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Gjithsesi numri 100 ishte suksesi i vetëm i maxhorancës, pasi rezoluta në fakt nuk ka asnjë vlerë ligjore, pasi ajo nuk bënte thirrje pwr ngritjen e një komisioni hetimor, i cili do ishte hapi i parë ligjor për shkarkimin e Metës.

100 deputetë votuan pro rezolutës, duke kaluar kufirin e 94 votave që i nevojiteshin mazhorancës, 2 deputetë abstenuan, 7 deputetët e opozitës së re votuan kundër dhe 1 nuk ka votuar. Ai qw nuk ka votuar ishte Ralf Gjoni, i cili megjithëse ishte më i ashpri kundër Metës në fjalë kur erdhi puna e votimit, u zhduk nga salla e Kuvendit.

Në kërkesën e Partisë Socialiste për mocion-debati radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, dhe shprehej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë.

Në mbyllje, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se seanca e radhës do të mbahet ditën e hënën në orën 10:00, ku do të diskutohen pikat e rendit të ditës parashikuar për seancën e sotme, por që nuk u diskutuan për shkak të diskutimeve maratonë për mocionin e PS-së.



Skip to toolbar