Meta nuk pret orën 17:00: S`kemi kohë, të reflektojmë!

AKTUALITET


Zgjati rreth dy orë vizita e të ngarkuarës me punë të SHBA-së në Shqipëri, Leyla Moses One në zyrën e Presidentit Ilir Meta, vizitë e cila nisi pak pasi ky i fundit kishte lajmëruar se në orën 17:00 të së enjtes do të zhvillonte një konferencë për shtyp.

Nuk ka detaje nga takimi, por sigurisht në fokus ka qenë kriza politike, ndoshta edhe deklaratat që kreu i shtetit bëri pak ditë më parë kur u shpreh “se kush do monitorim votimesh të shkojë në Korenë e Veriut”. Por, rreth orës 14:40, shumë më herët nga konferenca e paralajmëruar për shtyp, mesa duket edhe nën efektin amerikan, edhe Presidenti i Republikës ka zbutur qëndrimet e tij, duke bërë thirrje për reflektim.


Në një status shkruar në rrjetet sociale, Ilir Meta shkruan se “Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë! Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës. Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa”, shkruan Meta.

Pra, ndonëse për këtë koment të bërë në rrjetet sociale, Ilir Meta do të flasë më shumë në orën 17:00, nxitimi për të dhënë mesazhe reflektimi, kur ende është duke u zhvilluar seanca parlamentare për mocionin e shkarkimit të tij, tregon se diçka ka ndodhur, se çfarë ka ndodhur, kjo do të zbulohet në nw pak orw.

Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!Të mos humbasim këtë moment…

Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 13. Juni 2019



Skip to toolbar