“Sot ndihem gay, emigrant, arab”, Infantino akuzon Perëndimin për hipokrizi për sulmet ndaj Kupës së botës në Katar

Më të fundit


Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka akuzuar Perëndimin për “hipokrizi” në raportimet për të drejtat e njeriut në Katar në prag të Kupës së Botës.

Në një monolog të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të organizimit të turneut në Katar.

Kohët e fundit eventi më i rëndësishëm i futbollit është ekplisuar nga raportimet për vdekjen e punëtorëve emigrantë dhe keqtrajtimin e personave nga komuniteti LGBT. Infantino hapi fjalën duke thënë:

“Sot kam ndjenja të forta. Sot ndihem Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, ndihem homoseksual, ndihem me aftësi ndryshe, ndihem punëtor emigrant”.

Në shkurt 2021, “Guardian” raportoi se 6,500 punëtorë emigrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur në Katar që kur ky vend fitoi ofertën për Kupën e Botës. Numri bazohet në shifrat e dhëna nga ambasadat e vendeve në Katar.

Megjithatë, qeveria e Katarit tha se totali i shifrave nuk ishte i saktë, sepse jo të gjitha vdekjet e regjistruara ishin të njerëzve që punonin në projekte të lidhura me Kupën e Botës



Skip to toolbar