Këshilltari i DASH zbardh bisedën me Albin Kurtin, 3 kërkesat ndaj tij

KOSOVA


Këshilltari në Deparatamentin e Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet ka treguar detaje nga biseda e djeshme që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, Derek Chollet shprehet se kanë diskutuar për shmangien e përshkallëzimit situatës mes Kosovës dhe Serbisë.


Ai i ka theksuar Kurtit shtyrjen e vendimit për gjobat për targat, mbajtjen e derës hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusin në normalizimin e dialogu me Serbinë.

“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrjen e vendimit për gjobat për targat, mbajtjen e derës hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusin në normalizimin e dialogu me Serbinë. Kjo është rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, shprehet ai.

Ndërkohë një ditë më parë referuar kësaj bisede Albin Kurti tha se kishin biseduar për “domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.

Kurti në reagimin e tij nuk përmendi çështjen e shtyrjes së vendimit për targat.

Të dielën, janë ftuar në Bruksel për një dialog në nivelin më të lartë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë mediat në Serbi raportojnë se Vuçiç ka pranuar ftesën e BE-së, dhe se do të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën ose të hënën e 21 nëntorit.




Skip to toolbar