Të arrestuar në Spanjë, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së 2 vëllezërve shqiptarë

AKTUALITET


Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve të arrestuar në Spanjë për trafikim personash, të quajtur Arjel Legisi dhe Oltjon Legisi.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve A.L. dhe O. L., të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.


Shtetasi A.L., u arrestua për V.Penale, “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal. Ndërsa shtetasi O.L., është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se shtetasit A. L. e O. L. janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018. Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre”, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

– Apartament, sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë; dhe
– Makinë, Audi 6.

Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohen Zyrat e Përmbarimit Tiranë, ndërsa për Administrimin dhe përdorimin e pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.




Skip to toolbar