SPAK ka vendosur mosfillim hetimesh për kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, i cili dy javë më parë denoncoi KAS-in për shpërdorim detyre për rinumërimin e pjesshëm të kutive në qarkun e Durrësit.
Sikurse raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimi i mos fillimit u krye nga prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi. Edhe për denoncimin e grupit kriminal, SPAK ka vendosur mosfillim hetimi.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka vendosur moskompetencën për veprën e falsifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ia kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.


