Ambasadorja Kim takim me kreun e Policisë së Shtetit, në fokus goditja e krimit të organizuar

AKTUALITET


Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Takimi ka përfunduar para pak minutash. Mësohet se është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve.


Në thelb është diskutuar edhe për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë.

Detajet e takimit pritet të bëhen publike nga vetë ambasada amerikane.




Skip to toolbar