Helikopterët, operacion për shuarjen e zjarrit te Syri i Kaltër! Evakuohen rreth 400 turistë

AKTUALITET


Disa zjarre masive në hyrje të Parkut Natyror të Syrit të Kaltër përballë fshatit Krongj i bënë të hënën të detyrueshme ndërhyrjet nga ajri për fikjen e tyre.

Mijëra litra ujë u lëshuan mbi kodrat në flakë nga dy helikopterë të pajisur me kovat e posaçme.

Përhapja e shpejtë bëri që zjarri të nisë nga bimësia e ulët dhe të ngrihet në më shumë se dhjetë metra lartësi për shkak të pemëve të ngjeshura.

Rreth 400 turistë dhe punonjës të parkut janë evakuuar, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve



Skip to toolbar