Zëdhënësi i BE: Të dyja palët përgjegjëse për dhunën në veri të Kosovës

KOSOVA


Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano tha se dhuna në veri të Kosovës “ka ardhur nga të dyja palët”, duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë.

Nga përleshjet mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, të hënën në Zveçan, mbetën 35 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe më shumë se 50 protestues.


“Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve, për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”, shtoi ai, raporton REL.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të thotë kjo situatë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka dështuar, Stano tha: “Jo, dialogu vazhdon, përpjekjet madje janë shtuar dhe dialogu është më i rëndësishëm se kurrë”.about:blank

Ndërsa vetë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell tha se Bashkimi Europian po punon për një takim të përbashkët mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.




Skip to toolbar