“Po e çojnë PD-në në shkatërrim”, Ibsen Elezi: Berisha dhe Basha, modele të dështuara

Më të fundit


Ish-kandidati për kreun e  Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka deklaruar se Sali Berisha dhe Lulzim Basha po e çojnë PD-në shkatërrim dhe se të dy janë modele të dështuara.

Elezi u shpreh  në “Tirana Live” se tani partia ka dy konture, atë të Bashës dhe atë të Berishës që sipas tij janë të dështuara, ndaj duhet një dorë e tretë.


“Unë jam munduar të jap një kontur të asaj që ndodh sot në PD. Dy janë konturat, modeli i Bashës dhe modelit që ka krijuar Berisha pas 11 dhjetorit.

Të dyja këto modele janë të dështuara. Këto dy modele po e çojnë këtë parti në shkatërrim dhe tani është i qëllimshëm”, tha Elezi.

Sipas Elezit Berisha dhe Basha e konsiderojnë PD-në si pronë e tyre. Në një intervistë paralajmërimin për protesta të Sali Berishës, e quajti një tallje pasi këtë “mjet” Berisha e përdori, por dështoi.

“Këto nuk kuptojnë që kjo parti nuk është pronë e tyre. Berisha për shkak se ka qenë për një kohë të gjatë në drejtimin e PD-së, ka harruar kontratën që ka bërë me drejtuesit e saj.

Kjo nuk ndodh. Tani këto ça bëjnë, këto i veprojnë sipas rregullave të veta në pjesën e vet. Asnjë nga këto nuk e di kë ka anëtarësinë vet. Kjo është puna e bariut që tallet me katundin e vet, ra ujku, ra ujku. Berisha protestën e provoi, por dështoi.

Nëse ke një masakër elektorale, bëje protestën të nesërmen. Kur nuk je i qartë për atë që do bësh, njerëzit nuk të ndjekin më. Ata që janë pranë Berishës nuk ia thonë, se ekziston sistemi i kacavjerrjes. Pse nuk e fillon revolucionin menjëherë nëse të kanë vjedhur votat”, u shpreh ai.




Skip to toolbar