Fredi Beleri në burg, lirohet Pandeli Kokaveshi

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Togat e zeza të përfaqësuara nga Florian Kalaja kanë vendosur që të lenë në burg Fredi Belerin. Pandeli Kokaveshit i ndryshohet masa në detyrim paraqitje.

Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur. Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare.



Skip to toolbar