Mbledhja e degës së LDK-së së Isa Mustafës në Mat të Prishtinës ka degjeneruar të dielën në një sherr me grushte e shkelma ku pati edhe të plagosur por edhe të arrestuar.
Mbledhja ishte parashikuar të ishte një Kuvend Zgjedhor i partisë, por përfundoi si ring boksi. U desh ndërhyrja e policisë që të qetësohej situata. Mediat në Kosovë raportojnë se janë 7 persona të arrestuar si pasojë e këtij konflikti.
Mësohet se sherri ka nisur në kohën kur po bëhej numërimi i votave.
Ndërkohë sot lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vendosur që të mbledhë urgjentisht kryesinë.