Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, në afërsi të gjykatës së qytetit, ky pas një sherri mes dy personave, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur.
Raportohet se, dy personat e përfshirë në sherr kanë përdorur mjete rrethanore duke goditur njëri-tjetrin, goditje, që për njërin prej tyre, ka rezultuar fatale për jetën.
Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë ndërtues. Ai është identifikuar si Armando Memshani, 51 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen pasi është goditur me grusht.