Foto nga aksioni i RENEA-s, arma që përdori 62-vjeçari Ramiz Muçollari

AKTUALITET


62-vjeçari Ramiz Muçollari u ekzekutua nga forcat RENEA pas shkëmbimit të zjarrit që pati me ta. Kjo nuk zgjati pak, por rreth një orë, siç njoftoi policia.

Muçollari nuk pranoi të dorëzohej dhe u mbyll në banesë. Me vete kishte këtë armë. Fotoja u publikua nga Ministria e Brendshme pas ekzekutimit të tij.

Siç dukej, Muçollari kishte municion të madh me vete, duke rrezikuar kështu jetën e efektivëve. Para se të mbyllej në shtëpi, ai plagosi gruan e djalin. Plumba lëshoi edhe mbi policinë lokale të Maliqit.



Skip to toolbar