Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën veriun e Italisë. Rrugët pranë liqenit të Komos u bllokuan, nga stuhitë e forta.
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi një rrëshqitje dheu në Blevio, që ndodhet në provincën e Como në veri të Italisë dhe përmbytje të shpejta në Xhenova si dhe në Sondrio.
Autoritetet thanë se operacioni i pastrimit ishte duke u zhvilluar në qytetet e prekura duke shtuar se rreziku mbetet i konsiderueshëm i përmbytjeve në Piemonte dhe Lombardi.