Balla: Kuvendi është funksional, nuk i shkojmë Metës për dialog

Më të fundit


Në lidhje me një mundësi që presidenti Meta mund të shpërndajë parlamentin, Taulant Balla tha se presidenti tashmë njihet se nxjerr dekrete të çmendura. Kuvendi është funksional dhe mund të miratojë ligje që kërkojnë 2/3 e votave tha Balla në Real Story, duke lënë të kuptohet se nuk do të njohin asnjë dekret që nxjerr presidenti Meta për shpërndarjen e parlamentit.

Nuk e kuptoj pse dërgoi letër për numrin e deputetëve ku ai i ka të gjitha informacionet në webside. Presidenti nxjerr dekrete të çuditshme që nuk ka asnjë paragraf kushtetues që t’i jap të drejtë. Kuvendi i Shqipërisë është funksional dhe ka fuqinë për të miratuar edhe ligje me shumicë të cilësuar 2/3 si ndryshimet kushtetuese dhe shkarkimin e presidentit. Kuvendi sot është funksional ta bëjë këtë gjë. Kuvendi ka miratuar një rezolutë ku i bën thirrje presidentit të reflektojë.”

Ndërsa i pyetur nga gazetari Sokol Balla se ato të marrë pjesë në ftesën e Metës për të diskutuar për një datë zgjedhje, Taulant Balla tha se “nuk ka asnjë arsye për të dialoguar dhe për të diskutuar. Është një çështje që është mbyllur që në vitin 2018.” 

Real Story – Live

Gepostet von RealStory.al am Montag, 17. Juni 2019


Skip to toolbar