El Pais: Çmimet e favorshme mbeten pika e fortë e Shqipërisë

AKTUALITET


Jehona e bumit të turizmit shqiptar vijon në mediat ndërkombëtare. Prestigjiozja spanjolle El Pais shkruan se Shqipëria është kthyer në një destinacion të ri për pushuesit nga e gjithë bota.

Në shkrim identifikohet rrugëtimi i Shqipërisë që nga rrëzimi i sistemit komunist, dhe progresi i madh i bërë brenda, prej 33 vitesh. Evidenton veçanërisht transformimin e thellë për sa i përket turizmit, zhvillimit të bizneseve dhe ekonomisë së vendit.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, media më e madhe spanjolle shkruan se Shqipëria ka pësuar rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve duke tejkaluar shifrat e regjistruara para pandemisë, në një kohë që Franca dhe Italia ende nuk ka arritur të rikthej nivelet e mëparshme.

Numri i netëve të kaluara nga vizitorët e huaj në maj ishte 2.5 herë më shumë se i njëjti muaj në 2019.

Shqipëria, thotë media spanjolle, ofron çmime të përballueshme për turistët, gjë e cila është një nga pikat më të forta për tërheqjen e pushuesve nga e gjithë bota dhe konkurruese me shtetet kryesore turistike.

El Pais vlerëson vijën bregdetare shqiptare, teksa shkruan se pushuesve u ofrohen ujëra të kristalta si dhe një ekosistem i larmishëm.

Në shkrim evidentohet edhe rritja e strukturave hoteliere me ritme të shpejta si një përgjigje ndaj flukseve të rritura turistike.  Hotelet e reja kanë krijuar standardet për të ofruar më shumë turistët ndërsa sfidë mbetet fuqia punëtore për të përballuar bumin turistik.



Skip to toolbar