Kërcënon Frani i Lezhës: Lironi KZAZ, ndryshe do ndërhyjmë (dhe ai shkon direkt në burg)

AKTUALITET


Pas Shkodrës dhe Tropojës edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frokaj, kërkon lirimin e KZAZ-së, nr. 13. Ai i ka dërguar një kërkesë zyrtare KQZ-së duke i dhënë afat deri në orën 16.00 për të liruar ambientet e KZAZ, të ngritur në shkollën “Beslidhja”.

Sipas Frrokajt, nëse materialet nuk do largohen deri ne orën 16:00 do ndërhyhet konform ligjit. Por nderkohe Frani ka vetë probleme me ligjin. Ai u arrestua ne vitin 2018 si pjese e nje hetimi per tjetersim pronash. Frani i Lezhës ka akoma detyrim paraqitje si person i pandehur. Por në bazë të Kodit Penal, një person që ka kerkuar masë sigurie lehtësuese, nese e merr atë por gjatë kësaj kohe e shkel sërish ligjin, dhe rrezikon revokimin e kësaj mase, pra burgun.

Frrokaj i përket Partisë Demokratike dhe ashtu si edhe kolegët e tij të djathtë ka nisur të zbatojë dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, në kundërshtim me vendimin e KQZ-së, që është institucioni më i lartë që administron zgjedhjet dhe që dekretin e cilësoi nul, pra pa asnjë vlerë ligjore.

Në argumentin e tij, presidenti tha se po anulon zgjedhjet me synim shmangien e konfliktit social në vend, por në të vërtetë po ndodh e kundërta, pasi përfaqësues të PD-së dhe opozitës po konfliktohen çdo ditë me efektivët e policisë për KZAZ-të.



Skip to toolbar