Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla në ‘Real Story’ theksoi se Ballkani nuk mund të jetë i sigurt nëse është jashtë ‘çadrës’ së BE-së. Ajo thotë se duhet një projekt paqeje në rajon, pasi siç shton ajo, pavarësisht fatkeqësive që kanë ardhur nga fqinjët, duhet të jemi bashkë udhëtarë në ndërtimin e së ardhmes së përbashkët.
“Nuk mund të thuhet se është faktor anësor, në qëndrimet që kanë kombet. Po mendoja tani që pavarësisht asaj c’ka ne deklarojmë në censet që bëhen pjesën kushdo, pjesën e deklarimit fetar se kujt religjioni i përket. Qëndrimi i shqiptarëve ka qenë një qëndrim që është gjithmonë kundër terrorit, kundër luftës. Shqiptarët kurrë nuk kanë nxitur konflikte. Është një faktor sa kulturor edhe standardi moral të cilin nuk kemi pse të mos e përmendim. Por në rastin e konfliktit Izrael Palestinë nuk besoj do kishte njeri me ndërgjegje të qartë, pavarësisht përkatësisë fetare që të pranojë që është normale që të ketë një sulm ndaj të pafajshmëve, që janë duke marrë pjesë në një festival. Kjo ngjarje, nuk është një ngjarje në të cilën duhet të drejtojë apo të udhëheqë përkatësia fetare për të mbajtur një qëndrim. Kjo është një temë delikate. Për ne feja nuk ka qenë kurrë çështje e ndasive, në pjesën e rrugëtimit tonë europian. është e vërtetë se BE lindi si klubi i krishterë, një rajon një fe përdorej asokohe. Mund të ketë ende, dhe sigurisht që ka grupe të caktuara që nuk është se nuk e trumbetojnë edhe këtë pjesë të përkatësisë fetare, do ishte gënjeshtër nëse do thosha të kundërtën.
Unë besoj se të gjitha arsyet që së fundmi rivendosen pa patur një lloj leximi të qartë të realiteteve në të cilat jetojnë shoqëritë tona, janë vetëm arsye dhe sebepe për të justifikuar një lloj vonese që siç e thashë është më shumë se parashikimi i çdo lloj mendje normale njerëzore, sepse një proces europianizimi së brendshmi, apo një proces bashkimi me Europën, nuk mund të jetë një proces që të zgjasë më shumë se një jetë njerëzore, dhe në këtë jetë njerëzore nga njëri brez në tjetrin, i bie të jenë më shumë se 4 breza që të jenë në pritje. Por ajo me të cilën e nise këtë diskutim, shpresoj të jetë sot një qasje pak më ndikuese. Të paktën kjo lloj qartësie që Ballkani Perëndimor, që në situatë të herëpashershme përsërit konflikte dhe mërira të qëmotshme të shoqëruara gjithmonë me konflikte, të motmotshme, nuk mund të jetë i sigurt dhe nuk mund të jetë një zonë e cila nuk prodhon destabilitet në rast se është jashtë çadrës së Europës. Të gjithë bashkë nën këtë çadër europiane janë më të limituar për të krijuar konflikte. Asnjë nga vendet e rajonit sot, edhe ato vende të cilat, janë vende më problematike, ose më skeptike në bindjen e tyre ndaj europianizimit apo bashkimit me Europën, sikurse është Serbia, që ka numrin më të vogël të mbështetësve për pjesën e anëtarësimit në BE, nuk janë vende që kanë deklaruar se i kanë kthyer velat nga lindja, pra janë ende në një proces anëtarësimi. E kërkojnë, pavarësisht se me kushte me të shtuara se vendet e tjera, sepse Serbia do të ketë gjithmonë kusht, normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në fund të ditës nëse, duam të ngremë një projekt paqeje edhe në rajonin tonë afatgjatë, që sheh nga e ardhmja, pavarësisht mishërimit të fatkeqësive që kanë ardhur nga fqinji që ke në rajon, tendenca për të qenë bashkëudhëtarë në ndërtimin e të ardhmes tonë të përbashkët, duhet të jetë dominante se nuk kemi rrugë tjetër. Gjatë viteve të fundit jam e bindur se nuk do të jetë modeli me të cilin ne e nisëm procesin e integrimit me Europën, mbase do të ketë ndryshime të mëdha gjatë rrugës dhe kjo do jetë një analizë që e shoh shumë pak prezente në qarqet europiane, sepse duke ndodhur problemet e mëdha, kjo duhet si në çështje që pret, sepse Shqipëria është një vend normal për të gjithë vendet europiane. Nuk eksportojmë probleme.”. u shpreh ajo.