“Shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe gra”, mjekët japin detaje pas bombardimit në Gaza

BOTA


“Ka xhama të thyer gjithandej! Ka njerëz që kërkojnë të gjejnë strehim. Disa pjesë të spitalit janë në flakë. Nuk e di nëse është vetëm urgjenca! Ka zjarr edhe në sallat e operacionit! Një pjesë e çatisë është shembur”.

Me këto fjalë kirurgu Ghassan Abu Sita përshkruan për BBC kaosin që mbizotëroi në spitalin Al Ahli në Gaza, menjëherë pas shpërthimit që shkaktoi qindra të vdekur. Kjo deklaratë konfirmon atë që thonë palestinezët që janë bllokuar në Gaza: Nuk ka vend për t’u fshehur nga bombat. Ministri i OKB-së, Antonio Guterres, bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Ministri palestinez i Shëndetësisë përshkruan skena tmerri të papërshkrueshëm: Ekuipazhet e ambulancës po u heqin ende gjymtyrët  viktimave që janë shpërndarë në spital. Numri i viktimave dhe plagëve të tyre tejkalon kapacitetin e ekipeve mjekësore dhe ambulancave.

Mjekët po kryejnë operacione në terren dhe në korridore, shumë prej tyre pa anestezi dhe një numër i madh i të plagosurve janë ende në pritje të operacioneve, ndërsa ekipet mjekësore përpiqen t’u shpëtojnë jetën në njësinë e kujdesit intensiv.

“Shumë njerëz janë ende në pritje të operacioneve dhe ekipet mjekësore po përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre në kujdesin intensiv”, tha Dr. Al Kudra. Ai shtoi se shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe gra, të cilët janë lënduar aq rëndë saqë është e pamundur të identifikohen, pasi kanë humbur tiparet e tyre. “Shumë nga lëndimet që kanë pësuar janë përtej aftësive të ekipeve tona mjekësore”, u shpreh mjeku.



Skip to toolbar