“Serbia e humbi Kosovën!”, Rama: Kosova është shtet më vete, Ibri është sistem ujor ndërkufitar

KOSOVA


Shqipëria i është përgjigjur deklaratave të Serbisë për Kosovën dhe lumin Ibër, duke hedhur poshtë akuzat për pretendime territoriale apo për “Shqipëri të Madhe”.

Në reagimin e Rames theksohet se Kosova është shtet më vete, ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë institucionet dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre. “Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj territorit serb dhe nuk ka nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar në krah të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Sa i përket Ibrit, e cilëson atë një sistem ujor ndërkufitar, duke argumentuar se menaxhimi i burimeve nga Serbia nuk mund të shpërfillë pasojat e mundshme për një shtet tjetër.

Në përfundim, Shqipëria shprehet se dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë dhe integrimin e gjithë rajonit në Evropë, por thekson se fqinjësia e mirë kërkon edhe pranimin e kufijve që ekzistojnë sot.

“Pa harta sekrete, pa kufij të fshehur, pa asnjë ‘Shqipëri të Madhe’”, përfundon reagimi i tij.



Skip to toolbar