Paro Laçi: Berisha ka dashur të vrasë Neritan Cekën e Rexhep Meidanin

Më të fundit


Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, duke folur për atentatet që i janë bërë nga Sali Berisha, shtoi se ish-kryeministri ka dashur të eliminojë edhe Neritan Cekën në vitin 1996, po ashtu edhe Rexhep Mejdanin.

“Kush ka dashur ta vrasë Neritan Cekën, në  vitin 1996. Po Rexhep Meidanin kush donte ta vriste, ka fol Zeri i Amerikës, si ka mundësi që është marrë makina e Meidanit dhe është hedh në Krrabë. Po klubin e Fidel Ylllit, kush e dogji, po Kohën Tonë, nuk i beri Berisha këto? Këto nuk duhet të hapen? Si të dojë SPAK-u” tha Laçi

Në fund, ai u shpreh se ai nuk ka asnjë qëllim për hakmarrje personale, pasi sipas ai ka pasur mundësinë që të futej në pazar me këto persona, por nuk e bëri kurrë.

Jo nuk kam asnjë hakmarrje personale. Unë po të doja për një rehabilitimin tim personal unë mund të hyja në Pazar me atë person.

Më thonë njerëzit ore si ka mundësi që ato njerëz i afronin gjithë ato lek, i ofronin se ata nuk donin zhurmë” shtoi ai.



Skip to toolbar