Ishte thirrur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Kamzës nuk paraqitet as sot, ja data e radhës

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli nuk u paraqit në SPAK as këtë të mërkurë edhe pse prokuroria e njoftoi përmes policisë.

SPAK ka ripërsëritur kërkesën duke e njoftuar kryebashkiakun që të paraqitet në datë 6 nëntor në orën 11 dhe nëse ai refuzon sërish do të urdhërohet shoqërim i detyrueshëm.

Në orën 10:00, ishte thirrur të jepte sqarime edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kamzës.

Edhe për këtë të fundit pritet të ndiqet e njëjta procedurë.

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me zyrtarë të bashkisë së Kamzës për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera në lidhje me dëmshpërblimet e tërmetit dhe tenderin e pastrimit të qytetit.

Përveç Sulit, nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës janë edhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro dhe ai i Rrogozhinës, Edison Memolla.

Këtij të fundit 2 javë më parë iu komunikua edhe akuza për korrupsion në zgjedhje, për një tjetër çështje.



Skip to toolbar