Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka mbërritur këtë pasdite në SPAK, për t’u pyetur për incidentin në Kuvend me deputetin demokrat Bledjon Nallbati.
Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha raporton se SPAK i ka kërkuar Nallbatit të paraqitet të hënën.
Për të dy janë dorëzuar kallëzime nga PS dhe PD, ndërkohë që një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion vendosi t’i bashkojë në një këto kallëzime.
Ndërkohë, të dy deputetëve do t’u kërkohet të kryejnë ekspertim mjeko – ligjor për të provuar nëse kanë probleme shëndetësore që mund të kategorizohen për t’u hetuar.
Veprimet hetimore do të vërtetojnë se cili deputet goditi dhe kush u godit dhe nëse mund të konsiderohet apo jo sulmi goditje për shkak të detyrës si parlamentar. Incidenti ndodhi të hënën, pasi deputetët e opozitës penguan vijimin e rendit të ditës në Kuvend dhe krijuan tensione