Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur lidhur me çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit.
Ndërsa duhej të paraqitej para oficeres në SPAK, ish-kryeministri ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit dhe thotë se SPAK duhet të njoftojë Kuvendin dhe më pas të ishin vendosur masat e sigurisë ndaj tij.
“Ai vendim duhet të shkojë në parlament. Nuk futet dot në parti politike. Atje nuk e dërgojnë dot sepse ai vendim është në kundërshtim flagrant me kushtetutën, është shkelje flagrante e kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet kushtetuta imagjino se ca bëhet për një situatë të thjeshtë. Rama kërkon të vendosë deri në fund pushtetin e tij personal. U them qytetarëve që në qëndrimet e mia s’ka asgjë personale përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre duke mbrojtur kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta. Përderisa kushtetuta është në fuqi s’ka bandit që të imponojë mua të shkel Kushtetutën”, tha Berisha.