Për pushime në Durrës, Balla takon fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vizituar fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës, që kanë ardhur në vendin tonë për pushime për rreth 10 ditë.

“Durrës, me fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës, të cilëve në grupe të ndryshme u kemi dhënë mundësinë të vijnë dhe të pushojnë disa ditë në Shqipëri”, njofton Balla përmes rrjeteve sociale, ndërsa poston dhe një video të takimit dhe bashkëbisedimit më fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës.

“Ne këtu e kemi kohën me diell, edhe pse këto ditë ka shi. Gjithsesi uroj ta shijoni qëndrimin tuaj këtu. Mund të vizitoni muzeun arkeologjik, është shumë I bukur. Kur Luhansk-u të çlirohet, ju do të riktheheni atje bashkë me familjen tuaj.” tha Balla.

Fëmijët i dhuruan ministrit Balla një flamur të Ukrainës të firmosur nga ata.

“Është në shenjë falenderimi për mikpritjen. Ne erdhëm këtu për t’u larguar nga realiteti i luftës. E kemi firmosur këtë flamur në shenjë kujtimi dhe falenderimi”, thanë fëmijët.

“Unë do ta vendos këtë flamur në zyrën time”, u premtoi fëmijëve ministri Balla.

Fëmijët e ardhur në Durrës, janë fëmijë që kanë humbur prindër në luftë ose që janë në front lufte.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F341579975187940%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=476



Skip to toolbar