Festa e 28 nëntorit, Veliaj: Pas Paradës së Shqiptarëve, do të shijojmë koncertin “Folk Fest”

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton shqiptarët kudo që janë që të marrin pjesë në koncertin e madh festiv në sheshin “Skënderbej”, më 28 nëntor ora 20:30. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se ky koncert do të bëjë bashkë dhe grupe artistike nga treva të ndryshme të vendit.

“Pas Paradës së Shqiptarëve, më 28 Nëntor, do të kemi mundësinë të shijojmë së bashku koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët.Sheshi Skënderbej. 20:30 Mos mungoni!”; shkruan Veliaj.

Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots”.



Skip to toolbar