Shqipëria drejt Moldavisë, të premten prova e parë për kualifikimin në “Euro 2024”

Më të fundit


Kombëtarja shqiptare u nis paraditen e kesaj te enjteje drejt Moldavise, aty ku do te zhvilloje ndeshjen e radhes kualifikuese per Euro 2024.

Kuqezinjte do ta luajne ndeshjen te premten ne 18:00 ne Chisinay, konkretisht ne stadiumin “Zimbru” te kryeqytetit moldav.

Nderkohe te merkuren ne mbremje stervitja e fundit ne vendin tone u zhvillua ne stadiumin “Arena Kombetare”.

Silvinjo i pati te 24 lojtaret e grumbulluar ne dispozicion dhe u fokusua me teper bashke me ndihmesit e tij tek loja me top.

Kuqezinjte pritet te mos kene ndryshime te rendesishme ne formacion ne duelin ndaj Moldavise. Ne qender te mbrojtjes kthehet Ardian Ismajli ne vend te Ajetit, i cili madje mungon per shkak demtimi.

Nderkohe dilema e vetme eshte se kush do te luaje ne te majte te sulmit, Uzuni, Muci apo Seferi.

Kuqezinjve iu mjafton nje pike ne transferte per tu kualifikuar ne Europian, ndersa ne rastin me te keq duhet te fitojne kunder Ishujve Faroe ne ndeshjen e fundit ne shtepi ne 20 nentor.



Skip to toolbar