“Rrugët e vdekjes”, Eurostat: Veriu i Shqipërisë, ndër rajonet me më shumë aksidente me viktima në Europë

AKTUALITET


Aksidentet në vendin tonë janë kthyer në një shqetësim dhe një problematikë e vazhdueshme. Në një analizë të fundit nga Eurostat, një nga zonat më të rrezikshme sa i përket numrit të lartë të viktimave si pasojë e aksidenteve është cilësuar veriu i vendit tonë.

Në artikull më tej janë publikuar shifra, si edhe të dhëna të vitit 2021. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se në vitin 2021 janë 94 viktima nga aksidentet rrugore për një milion banorë në të rajon, një shifër kjo që kap mesataren e 45 viktimave në të gjithë Bashkimin Europian.

Ndërsa në rajonet qendrore dhe jugore të vendit, janë raportuar 51 dhe 73 viktima për milion banorë.

Këto shifra e vendosin Shqipërinë të pestën në Europë, pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Lituanisë dhe Kroacisë. Më problematikë dhe shqetësuese është cilësuar autostrada Lezhë-Milot, e njohur për numrin e lartë të viktimave të regjistruar në këtë aks, duke e cilësuar ndryshe si “Rruga e vdekjes”.

Nga 400 rajonet e ‘ekzaminuara’ nga Eurostat, Shqipëria e Veriut zuri vendin e 25-të për shkallën më të lartë të vdekshmërisë në raport me madhësinë e popullsisë.

Vetëm në vitin 2021, Shqipëria kishte gjithsej 197 viktima rrugore, me rajonin verior që regjistroi më të lartat me 75, pasuar nga rajoni qendror (60) dhe ai jugor (62).

Rajonet më të sigurta të Evropës sipas Eurostat:

Në kontrast të plotë, Suedia, Malta dhe Norvegjia u shfaqën si rajonet më të sigurta në Evropë, secili duke raportuar më pak se 20 vdekje për milion banorë.

Raporti zbuloi gjithashtu një ndarje të qartë midis rajoneve urbane dhe rurale, ku këto të fundit përgjithësisht kanë norma më të larta të vdekjeve në rrugë.

Ajo çfarë ka befasuar është se dy rajone të BE-së – Valle d’Aosta/Vallée d’Aoste në Italinë Veriore dhe rajoni autonom i Ciudad de Ceuta në Spanjë – nuk raportuan fare viktima në rrugë.



Skip to toolbar