Dalja nga lista gri/ A u tërhoq qeveria nga amnistia fiskale? Ja si përgjigjet ministri Mete

EKONOMI


Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete u pyet nëse qeveria është tërhequr nga amnistia fiskale, pas apelit të organizmave ndërkombëtarë.

Ai tha në “Real Story” se ekonomia shqiptare është në një moment të mirë dhe çdo nismë për amnistinë fiskale, do bëhet në përputhje me rregullat dhe parimet ndërkombëtare, siç kanë bërë edhe vendet e tjera.

“Së pari, ekonomia po përjeton një moment të mirë ekonomik. Dalja nga lista gri, e cila u realizua për shkak të progresit të një sërë rekomandimesh, një vlerësim i mirë që ne morën nga Standard and Poors, vlerësimet që morëm nga raporti i Komisionit Evropian dhe të gjitha këto japin një frymë pozitive ekonomisë . kemi pasur dhe një zgjerim të sektori të turizmit, i cili është lidhur me imazhin e vendit dhe tani është perceptuar si vend i sigurt. Praktikisht kemi një momentum të mirë politik dhe shpresojmë që do të rikthehet në një rritje ekonomike. Sa i përket amnistisë, ajo që është thënë si nga FATF si nga  Komisioni, është thënë praktikisht që çdo nisëm në këtë drejtim, dhe ky është dhe qëndrimi ynë do të duhet të jetë i pajtueshme më standardet ndërkombëtare në raport me nismat të ngjashme, që janë marrë edhe në vendet e tjera dhe ky është qëndrimi. Siç ju thashëm çdo nisëm, dhe ky është qëndrimi, nëse do merret, do jetë në përputhje me parime ndërkombëtare në këtë fushë siç i kanë ndërmarrë edhe vendet e tjera.  Ne nuk kemi pasur zhvillime në këtë drejtim. Lajmi i mirë është që kemi dalë nga lista gri. Jemi në një moment të mirë ekonomik”, tha ministri.



Skip to toolbar