Shqipëria përfundon me sukses procesin “screening” një hap ky drejt integrimit nw Bashkimin europian. Komisioni Europian ka dhënë një vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit në këtë drejtim.
Kjo është bërë e ditur edhe nga zyrtari i lartë Marc Jorna, Kryetar i Task Forcës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për procesin analitik ‘screening’ në Komisionin europian me anë të një postimi në X.
“Përfundoi screening me Shqipërinë. 94 ditë takime, mbi 1000 zyrtarë të Komisionit të përfshirë. Vlerësim pozitiv i përgatitjes së vendit, i vizionit të qartë për rrugën drejt anëtarësimit. Urime për këtë hap të parë në negociatat tuaja të pranimit”
Edhe ambasadorja shqiptare në bashkimin europian ka bërë një postim ku vlerëson arritjet e shqipërisë në rrugën drejt integrimit.
“Përfundoi me sukses faza e parë negociatave të anëtarësimit. 14 muaj punë të përkushtuar. 70 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. 777 prezantime nga + 1000 ekspertë shqiptarë”
Me procesin “Screening” vendi yne mbyll grupkapitujt për vlerësimin e bazës ligjore që ka tashmë në zbatim Shqipëria në sektorë të ndryshëm./abcnews.al