Çfarë është Shengeni i NATO-s dhe pse u alarmua Rusia?

AKTUALITET


Evropa është përballur me një realitet të ri gjeopolitik si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe BE-ja është detyruar të rishqyrtojë gjithçka, nga qëndrimi i saj ushtarak dhe marrëdhëniet me Ukrainën etj. Së fundmi në skenë është hedhur dhe propozimi për “Shengenin ushtarak”, një ide që ka ndezur polemika dhe ka tërhequr reagime të ashpra nga Rusia.

Me ngritjen e Shengenit hiqen burokracitë që pengojnë lëvizjet e trupave ushtarake dhe armatimeve në të gjithë Evropën.

Lehtësimet ligjore do të bënin lëvizjen në kohë shumë të shpejtë të Forcave të NATO-s, në të gjithë Evropën, nëse do të lindte një luftë e mundshme me Rusinë.

Komanda e Përbashkët Mbështetëse dhe Mundësuese e NATO-s, filloi të operojë në Ulm të Gjermanisë në vitin 2021. Ky operacion ka për detyrë të koordinojë lëvizjen e shpejtë të trupave dhe tankeve në të gjithë kontinentin dhe përgatitjet logjistike si ruajtja e municioneve në aleancën krahu lindor.

Detyra e vendosjes së shpejtë të forcave deri në madhësinë e një divizioni me rreth 20.000 trupa, si dhe për të pasur municion, karburant, pjesë këmbimi dhe furnizime, është bërë më e ndërlikuar që nga Lufta e Ftohtë.

Kreu i Komandës së Logjistikës së NATO-s për Evropë i tha Reuters se do të dëshironte të shihte një zonë të tillë.

“Po na mbaron koha.Ajo që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize apo lufte”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska do të përgjigjet nëse ky “Shengen ushtarak” bëhet realitet. “NATO e ka konsideruar gjithmonë vendin tonë një të ashtuquajtur armik ideologjik. Tani haptas e konsideron atë një kundërshtar të dukshëm. Kjo deklaratë nuk i shërben asgjë tjetër veçse ngritjes së tensioneve në Evropë dhe kjo ka pasoja,” tha Peskov. Bisedimet për krijimin e një “Shengeni ushtarak” tregojnë edhe një herë se Evropa nuk është e gatshme të dëgjojë shqetësimet legjitime të Moskës, por është e gatshme të forcojë sigurinë e saj në kurriz të Rusisë, tha Peskov.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e ish-BRSS, NATO është zgjeruar rreth 1000 kilometra në lindje, duke pranuar Poloninë dhe shtetet baltike në aleancën e saj, duke zgjeruar krahun e saj lindor në një total prej 4000 kilometrash. NATO aktualisht ka 10,000 ushtarë në tetë grupe beteje të stacionuara në të gjithë Evropën Lindore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi vitin e kaluar se ka plane për të përforcuar këto forca të dislokuara me 300,000 ushtarë, NATO mban tetë grupe beteje në të gjithë Evropën Lindore , që synojnë të veprojnë si një mbrojtje fillestare e vijës së parë në rast të një pushtimi rus. Katër janë në shtetet baltike dhe Poloni, dhe këto u plotësuan me krijimin e katër të tjerave në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.



Skip to toolbar