“Kam qenë në Antarktidë”, Lindi Sadriu në “Real Story”: Ja vendi më unik që kam vizituar

Më të fundit


Lindi Sadriu është një investitor dhe konsulent në çështjet e investimeve të huaja e për shkak të punës së tij, ka vizituar shumë shtete të botës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sadriu u shpreh se ka qenë edhe në Antarktidë, teksa shtoi se vendi më unik që ka vizituar, është Vanatau.


“Nuk gjeta foto nga Antarktida. Kam qenë në Antarktidë. Isha fluturimi i dytë komercial, kishte 16 apo 18 vite që nuk lejohej fluturimi në Antarktidë. Kjo është në Islandë, e kam vizituar në dimër, shkurt. Është kontrasti gjeologjik. Arsyeja pse më ka pëlqyer Islanda më tepër dimrit, është diametri skenik mes llavës dhe të të ftohtit. Këto ujërat termale, shijohen më tepër në dimër. Tani, unik, është një moment kur ti kaplohesh nga e bardha, edhe është Norvegjia, Rrethi Arktik, aty përfundon diçka, nuk është se sjell diçka, benefit të shtuar me imagjinatën, qëllimin e udhëtimeve.

Ndoshta më unik, Vanuatu, kam qenë turisti i katërt atë vit. Vanuatu ka diku rreth 100-200 turistë. Për punë, një pjesë e udhëtimeve të mia ka qenë për arsye të punës. Vetëm kur je aty, ekupton sa i izoluar është komuniteti, për ne janë normale, por për to luks”, theksoi ai.




Skip to toolbar