VIDEO/ Ambasada e SHBA uron 111-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar, shqiptarët luftuan për kulturën dhe historinë

AKTUALITET


Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një video ka uruar gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ambasada thotë se për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi i ambasadës kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme të vendit tonë.

“Urime popullit shqiptar nga Ambasada Amerikane në Tiranë në 111 vjetorin e Pavarësisë! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, stafi i ambasadës amerikane kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri!”, thuhet në video mesazhin e shpërndarë në X.



Skip to toolbar