Bardhi “braktis’ Berishën/ Nuk i bashkohet Kuvendit ku doktori kërkon rikonfirmin në PD

Më të fundit


Bashkë në sallën e Parlamentit për të bllokuar përmes karrigeve e tymit funksionimin e tij, të ndarë brenda partisë.

Takimet që kanë nisur prej 5 shtatorit, mes Berishës e Bardhit, kanë prekur vetëm në sipërfaqe plagën e tyre më të madhe, ajo që i ndan dy grupet dhe që ka të bëjë me kryetarin.

Të shtunën Berisha përmes Kuvendit të tij Kombëtar do të rikonfirmohet në krye të Grupit të tij, që nuk ka as logo, e as vulë, por vijon të mbajë godinën e selisë blu.

Gazment Bardhi së bashku me grupin  tij të deputetëve, sipas burimeve, nuk do të marrin pjesë në Kuvendin e Berishës.

Ky grupim do e shoh në distancë këtë zhvillim, në vijim të asaj që e kanë deklaruar që në fillim, se ata nuk e njohin Berishën si kryetarin e tyre.

Këtë fakt e ka pranuar dhe vetë Berisha, edhe pse, sic vetë thotë, do të donte që realitetin ta kishte ndryshe.

“Dëshira është që deputetët të jenë, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë.”

Deri më tani, selia blu është shmangur për të zhvilluar mbledhjet e tyre të përbashkëta, duke u vendosur te Kryesia e Kuvendit, që shpesh u është ndaluar disa deputetëve për shkak të kaosit që kanë krijuar brenda sallës së parlamentit.

Dy grupimet janë fokusuar më së shumti tek bashkimi i tyre në Parlament, edhe pse idetë e pyetjet se kush duhet të jetë kandidati për kryemiinistër në 2025 nga radhët e tyre, nuk kanë munguar. Veçanarisht nga Grupi i deputetëve të Bardhit, që kanë propozuar idenë e krijimit të një federate të opozitës, e cila do të zgjedh kandidatin që do të jetë përballë PS-së, më 2025. Përjashtuar Sali Berishën, që sic edhe vetë në këtë konferencë të kësaj të premteje, nuk e pranon tërheqjen.

“Kandidati për kryeministër do të jetë Sali Berisha. Por pas zgjedhjeve Berisha do të bëjë një referendum, votim me kandidatura të tjera për kryeministër”

Bashkimi real i dy grupeve, Berisha thotë se do të jetë një proces. Por çfarë përfundimi mund të ketë ai, në kushtet kur vetë Berisha, nuk jep asnjë shenjë tërheqjeje? Përkundrazi ai, me hapjen edhe te hetimit nga SPAK, cdo ditë e më shumë po paralajmëron zbritjen në rrugë, në një protestë jo të zakonshme, duke përdorur të gjitha mjetet e mosbindjes civile.



Skip to toolbar